Ballina Aktualitet

7 marsi, Basha: Mësuesit, garancia për formimin e brezave

TIRANË, 7 mars /ATSH – I. Vata/ – Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot mësuesit me rastin e festës së 7 marsit, duke vlerësuar sakrificën e mësuesve në mësimdhënie.

“Gëzuar 7 Marsin! Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish!”, uron Basha.

“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga më dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm”, shprehet Basha

Po ashtu Basha shton se “Duke respektuar të shkruarën, ndërtojmë të sotmen dhe projektojmë të ardhmen. Askush nga ne s’do ishim këta që jemi sot, pa përkushtimin dhe sakrificat e tyre”. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla uron 7 Marsin nga shkolla e rikonstruktuar në Elbasan
Artikulli tjetërBritania e Madhe, rol në forcimin e stabilitetit në Ballkan