TIRANË, 6 mars /ATSH/ – Këngëtarja Rita Ora dhe aktorit i njohur, Andrew Garfield i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas vetëm katër muajsh, sipas “The Sun”.

Ata e kishin kaluar Krishtlindjen së bashku dhe vendimi i aktorit erdhi në mënyrë të papritur për këngëtaren shqiptare.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.