PRISHTINE, 6 mars /ATSH/ -Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 18°C.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18°C. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s”, njofton IHMK./KosovaPress/j.p/












