TIRANË, 4 mars/ATSH/ – Banorët pranë rrugës “Abdyl Frashëri” në Tiranë do të kenë sasinë dhe cilësinë e duhur të ujit të pijshëm.
Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka finalizuar një tjetër investim në rrjetin e ujësjellësit mbrapa rrugës “Abdyl Frashëri”, ku ekipet e kësaj ndërmarrjeje janë kujdesur për detajet e punimeve, duke mos dëmtuar edhe investimet e tjera në këtë zonë.
UKT bën me dije se aktualisht linja ofron furnizim normal me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.
Për të përmirësuar cilësinë e ujit të pijshëm si dhe për të shmangur përmbytjet, UKT është duke ndërmarrë një sërë investimesh.
/e.caushi/

















