Ballina Flash

Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë në sitën e Vetingut

TIRANË, 1 mars /ATSH – I. Vata/ – Në sitën e Vetingut më 4 mars, do të kalojë Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore më 4 mars, ora 11:00 me subjektin e rivlerësimit Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë.

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë prezent dhe trupën gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Xhensila Pine.

Marsida Xhaferllari, inspektore e Lartë e Drejtësisë, do t’i nënshtrohet Vetingut për tre kriteret klasike atë të ligjshmërisë së pasurisë, kriterin etik dhe atë profesional. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIETNAM – Trump dhe Kim premtojnë takime të tjera
Artikulli tjetërNdryshime rrënjësore në qendrën shëndetësore në Petran, Përmet