“Despacito”, 6 miliardë shikime në YouTube

TIRANË, 1 mars /ATSH/ – Hiti “Despacito” i Luis Fonsi është videoja më e shikuar në historinë e YouTube. Kënga ka mbledhur më shumë se 6 miliardë shikime.

Video u publikua në janar 2017 nga Fonsi dhe reperi Daddy Yankee. Dhe më 24 shkurt, u bë video e parë në platformë që grumbulloi 6 miliardë shikime.

Në kulmin e saj, “Despacito” mori 25.7 milionë shikime në një ditë të vetme.

Videoja e dytë më e shikuar në YouTube është “Shape Of You” nga Ed Sheeran, me 4.1 miliardë shikime.

“Despacito” është videoja e dytë më e shpejtë muzikore që goditi me 1 miliard shikime, pas “Hello” të Adele. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.