Ballina Bota

BRUKSEL – Mogherini: Ende tragjikisht shumë ekzekutime

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Viti 2018 ishte një vit ndryshimesh pozitive me lajme inkurajuese, por numri e ekzekutimeve të dënimeve me vdekje mbetet tragjikisht i lartë, theksoi përfaqësuesja e BE Federica Mogherini në Parlamentin Europian me rastin e kongresit të shtatë botëror kundër dënimit me vdekje.

“Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të punojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë duke mbështetur shoqërinë civile, rezolutat dhe angazhimet e OKB-së”, shtoi ajo.

Në fjalimin e saj, Mogherini theksoi se është “krenare për të përfaqësuar Bashkimin Europian sot”, duke kujtuar se si ”evropianët kanë rënë dakord se dënimi vdekje është i papajtueshme me vlerat dhe besimet”.

“Unë jam e bindur se në një kohë jo shumë të vonë mund të afrohemi në qëllimin tonë të përbashkët, atë të një bote ku krimi ndiqet me drejtësi, jo me hakmarrje dhe ku jeta dhe qenia njerëzore është një vlerë universale, e respektuar dhe e mbrojtur”, shtoi ajo./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Dua Lipa fytyra e re e fushatës “Pepe Jeans London”
Artikulli tjetërDenaj në portin e Durrësit: Eliminim i barrierave për sipërmarrjet shqiptare dhe kosovare