TIRANË, 26 sShkurt ATSH/ – Sulmuesi i “Milanit”, Krzysztof Piatek është qendërsulmuesi më në formë në botë aktualisht.
Polaku sivjet ka shënuar 26 gola në 27 ndeshje në të gjitha ndeshjet.
Ndërsa që kur është transferuar tek “Milani”, ka shënuar 7 gola në 6 ndeshje. Kjo po bën që vlera e tij të rritet në ritëm marramendës.
Aktualisht vlera e tij është 100 milionë euro.
Agjenti David Lee ka bërë të ditur që shumë klube të mëdha në Europë janë duke e kërkuar Piatekun duke përfshirë këtu “Real Madridin” dhe “Barcelonën”.
/gj.m/ /a.g/























