Ballina Flash

Moti sot në Kosovë

PRISHTINË, 26 shkurt/ATSH/ – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë, do të mbajë mot më i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 7 gradë celsius.

“Fillimi i javës do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore, më të theksuara në viset malore. Dita e marte do të karakterizohet me mot relativisht të qetë dhe me temperatura maksimale deri në 7 gradë celsius. Reshje të dendura nuk parashikohen, pasi që vendi ynë mbetet me këto masa bllokuese anticiklonike deri ditën e premte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë, 26 shkurt 2019
Artikulli tjetërAdem Demaçi kujtohet në ditën e lindjes