Ballina Bota

SOFT NEWS – Shi… artificial kundër smogut!

XHAKARTA, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Ushtria indoneziane përdori një aeroplan për të krijuar një shi artificial, pasi smogu i shkaktuar nga zjarret në pyje detyroi mbylljen e shkollave në ishullin e Sumatrës.

“Aeroplani mund të mbajë tonelata kripë për t’i përdorur për shpërndarjen e reve”, tha Edwar Sanger, kreu i agjencisë për mbrojtjen civile në provincën Riau në Sumatra.

”Shkollat ​​u detyruan të  dërgojnë studentët në shtëpi, pasi ndotja arriti nivele të rrezikshme”, njoftoi agjencia e lajmeve Antara.

Zjarret në pyje janë një rrezik në Indonezi dhe smogu ndikon në Singaporin fqinj, Malajzinë dhe Tajlandën duke shkaktuar ndotjen e ajrit në nivele të rrezikshme.

Qeveria indoneziane theksoi se bilanci i të vdekurve nga zjarret në vitin 2015 ishte 24 persona, ndërsa  Banka Botërore vlerësoi humbjet ekonomike si pasojë e zjarreve në 16 miliardë dollarë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBytyqi: Korpusi i Paqes po jep rezultate të mira për nxënësit tanë
Artikulli tjetërKëmbim valutor – Leku forcohet vetëm ndaj dollarit