Ballina Bota

SOFT NEWS – ADN-ja ”e shpall” të pafajshëm pas 40… viteve!

KALIFORNI, 25 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një burrë në Kaliforni do të kompensohet me 21 milionë dollarë, pasi kaloi 40 vjet në burg për një gabim të drejtësisë.

Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen e së dashurës së tij 24-vjeçare dhe djalit katërvjeçar në vitin 1978, u lirua në vitin 2017, pasi hetimet çuan në zbulimin e pafajësisë së tij, kryesisht falë testit ADN-së.

Lajmi i rimbursimit maksimal u dha nga gjykata e qytetit Simi Valley, jo larg Los Anxhelesit.

Personi, i cili tani është  71 vjeç, do të përfitojë 4,9 milion dollarë menjëherë, ndërsa pjesa tjetër e shumës do të vijë nga sigurimet./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Inteligjenca artificiale merr masa kundër masakrave në shkolla
Artikulli tjetërFOTO/ Durrës, punime mirëmbajtjeje në zonën arkeologjike