TIRANË, 23 shkurt /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i vranët në të gjithë vendin dhe kthjellime prej orëve të pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje dëbore në pjesën më të madhe të territorit deri në kuotat e ulëta dhe ato bregdetare.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se reshjet e dëborës do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në lartësitë mbi 1200 metra lokalisht mesatare.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi 5-20 m/sek e në bregdet dhe zonat luginore deri 30-35 m/sek shoqëruar me një valëzim të forcës 4.5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | -2/3 re pak bore |
| Kukës | -6/-2 re bore |
| Lezhë | -1/3 re pak bore |
| Dibër | -7/-3 re bore |
| Durrës | 2/7 re bore |
| Tiranë | 2/7 re bore |
| Elbasan | 0/3 re bore |
| Berat | -1/2 re bore |
| Vlorë | 4/7 re bore |
| Korçë | -6/-2 re bore |
| Gjirokastër | -2/4 re bore |
| Sarandë | 4/8 re bore |
/e.malaj/ /a.g/












