TIRANË, 22 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Bulqizë bëhet pjesë e projektit të financuar nga Bashkimi Europian me fokus nxitjen e të rinjve në procesin e integrimit europian.
Për herë të parë, bashkia Bulqizë do të marrë pjesë në një projekt të financuar nga Bashkimi Europian, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve në procesin e Integrimit Europian.
“Në aktivitetin e hapjes së këtij projekti që u zhvillua në Qendrën e Bashkimit Evropian në Tiranë, bashkia Bulqizë, u përfaqësua nga Edison Balla, i cili mbulon edhe Njësinë e “Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj” në bashki”, shprehet bashkia.
Po ashtu, bëhet e ditur se ky projekt do të zbatohet nga organizata ndërkombëtare World Vision. /a.g/













