TIRANË, 22 shkurt /ATSH/ – Vendi ynë gjatë fundjavës do të preket nga një mot i paqëndrueshëm, ku temperaturat do të ulen dhe bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta, çka bën të domosdoshme që mjetet lundruese duhet të marrin masat e nevojshme për përballimin e situatës.
Në datat 23 dhe 24 shkurt 2019 bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-verilindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort.
Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi çdo subjekt të interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë për kushtet e motit. Gjithashtu, sipas saj, duhen marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese. /a.a/












