Ballina Aktualitet

Përfundon protesta, opozita dorëzon mandatet te Kryesia e Kuvendit

TIRANË, 21 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Pas dy orësh, protesta e opozitës u zhvendos nga Parlamenti të Kryesia e Kuvendit, pas thirrjes së Bashës që qytetarët t’i shoqërojnë deputetët e opozitës në finalizimin e dorëzimit të mandateve.

“Të gjithë pas meje për të finalizuar këtë akt historik”, theksoi Basha, duke mbyllur protestën e opozitës para Parlamentit.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka hyrë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe kreu dorëzimin e mandateve të deputeteve, sipas procedurës, ndërsa deputetët dhe protestuesit vazhdonin të qëndronin para Kryesisë së Kuvendit.

Pasi doli nga Kryesia e Kuvendit, Basha ka njoftuar qytetarët për dorëzimin e mandateve, duke marrë rrugën së bashku me ta përgjatë bulevardit.

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Paraburgim për dy ish-ministra për ngjarjet në parlament
Artikulli tjetërDiçka po ndodh te Tirana e Re, Veliaj na zbulon surprizën