TIRANË, 21 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Ambasada e SHBA-së në Tiranë nëpërmjet një deklarate i bën thirrje demonstruesve të protestës së opozitës të zhvillojnë një protestë paqësore duke refuzuar dhunën.
Në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së mëngjesin e së enjtes thuhet se “Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”. /a.g/












