Ballina Flash

Etrit Berisha: “Atalanta” mund të përballet me çdo ekip

TIRANË, 20 shkurt ATSH/ – Etrit Berisha është kthyer në një titullar të padiskutueshëm tek “Atalanta” dhe shpreson që këtë sezon të kapë një vend në Europë.

Ëndrra është Championsi, por ajo humbje me “Milanin” i ka komplikuar gjërat. Ditën e djeshme, “gardiani” i Kombëtares së Shqipërisë ka qenë i ftuar në dyqanin zyrtar të “Atalantës” dhe ka dhënë autografe për të pranishmit.

Për “Atalantacalcio” ai është shprehur: “Është argëtuese të jesh këtu, pasi ka shumë tifozë që vijnë për ne dhe shpresoj të argëtohen. Të shtunën e kaluar nuk ka shkuar mirë, pasi mund të merrnim diçka më shumë me ‘Milanin’. Ishte sfidë e përbërë nga gabime, por gjithsesi ka kaluar dhe do të fokusohemi të shkojmë aty ku e meritojmë. Jemi përballur me të gjitha ekipet deri tani dhe kemi bërë lojë të mirë. Kemi treguar se mund të jemi këdo përballë. Mundësitë janë që të bëjmë gjëra të mëdha dhe të argëtohemi si ne, ashtu edhe tifozeria”, përfundoi Berisha.

/gj.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlubet kineze, interes për Hysajn
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Mundësi për dhunë në protestë, kufizojmë shërbimet konsullore