Ballina Bota

SOFT NEWS – I besoi GPS dhe ra në… kanal!

BERLIN, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Një gjerman, i cili i besonte verbërisht sistemit të navigimit, GPS, të makinës së tij, përfundoi të dilte përmes dritares së automjetit, pas rënies në një kanal, theksoi policia lokale.

69-vjeçari po ngiste automjetin në errësirë dhe me kohe me shi, në mbrëmje në qytetin Edewecht, në veriperëndim të Gjermanisë.

Sistemi i tij GPS e çoi atë nëpër rrënojat e një fabrike dhe më pas mbi buzë një kanali.

Ai arriti të shpëtojë përmes një dritare anësore para se makinën e tij të mbytej.

I baltosur dhe i lagur ai eci përgjatë një rruge derisa një automobilist u ndal dhe telefonoi për ndihmë./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZv.sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Gottemoeller: Shqipëria, rol aktiv në Aleancë
Artikulli tjetërKosova, 11 vjet e pavarur/ Haradinaj: Ta përmbyllim vitin me marrëveshje me Serbinë