TIRANE, 14 shkurt/ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat malore në Verilindje dhe Juglindje, parashikohet mot me kthjellime dhe alternime vranësirash në orët e pasdites dhe mbrëmjes.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut shpejtësi 5-25 m/sek. Erë intensive dhe me rrahje përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore hera-herës me rrahje deri në 30 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C |
Shkodër | -2/13 diell |
Kukës | -4/7 diell re |
Lezhë | 0/13 diell |
Dibër | -6/6 diell re |
Durrës | 0/13 diell |
Tiranë | -1/14 diell |
Elbasan | -4/13 diell |
Berat | -2/13 diell |
Vlorë | 0/13 diell |
Korçë | -6/5 diell re |
Gjirokastër | -4/15 diell |
Sarandë | 0/16 diell |
/a.g/