Ballina Ekonomi

Forcimi i lekut, efekte pozitive në ekonomi

TIRANË, 14 shkurt /ATSH/- Kushtet monetare lehtësuese kanë favorizuar rritjen e kredisë në lekë dhe uljen e kostos së shërbimit të borxhit.
Normat e interesit në lekë mbeten në nivelet më të ulëta historike, për të gjitha segmentet e tregut financiar. Normat e interesit në tregun primar të letrave me vlerë u ulën më tej në tremujorin e katërt, pas emetimit të Eurobond-it 2025 dhe uljes së kërkesës të qeverisë për financim të brendshëm.
Banka e Shqipërisë vlerëson se, rritja e kredisë në lekë ka mbështetur rritjen e kërkesës së brendshme. Në muajin dhjetor, kredia në lekë zinte 48.4% të kredisë në total, ose 1.3 pikë
përqindje më shumë se një vit më parë. Bankat mbështesin në mënyrë të
qëndrueshme me kredi individët, ndërsa përqasja e tyre ndaj bizneseve mbetet
konservatore, citon BSH. e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSurpriza e Policisë së Shtetit për Sonjën, vajzën e policit të rënë në detyrë Roland Lika
Artikulli tjetërSOÇI – Putin: Moska, Teherani dhe Ankaraja e shohin tërheqjen amerikane nga Siria si një hap pozitiv