BRUKSEL, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Skeyes, enti që menaxhon trafikun ajror belg, ka vendosur të mos lejojë zhvillimin e këtij trafiku, nga ora 22:00 mbrëmjes së djeshme deri sot në të njëjtën orë, për shkak të grevës së përgjithshme në vend, njoftoi menaxheri i kompanisë.
Gjithashtu, përveç sektorit të aviacionit, në grevë janë përfshirë edhe sektorët e trenave, porteve, postave, qendrave tregtare si dhe shkollave.
Të gjitha këta sektorë synojnë ngritjen e rrogave.
Skeyes ka vendosur të ndalojë punen, pasi nuk garanton mbulimim e mjaftueshëm të shërbimeve nga personeli i tij.
Aeroporti ”Charleroi” kishte vendosur mbylljen dhe tani, si në një reaksion zinxhir, të gjitha aeroportet e tjera në vend do të paralizohen, duke rezultuar në qindra fluturime të anuluara.
Greva e fundit e përgjithshme në gjithë Belgjikën daton prej vitit 2014./ /os/ a.jor.























