TIRANË, 12 shkurt ATSH/ – “Tottenhami” po monitoron me kujdes situatën e Daniel Sturridge tek skuadra e “Liverpoolit”.
Sulmuesit i mbaron kontrata në përfundim të këtij sezoni, ndërkohë që te “Gjelat” ai shihet si një alternativë për Harry Kane, që do të ketë nevojë edhe të pushojë.
Mungesa e një sulmuesi zëvendësues të Kane, po ndihet aktualisht tek skuadra e Mauricio Pochettinos, ndaj dhe drejtuesit kanë nisur që të mendojnë që tani për merkaton e verës.
Në “Anfield Road”, Sturridge ka humbur nën hijen e treshes magjike Salah-Firmino-Mane, ndërkohë që edhe Divock Origi preferohet përpara tij nga trajneri Jurgen Klopp.
/gj.m/j.p/























