Ballina Flash

230 emoji të reja, gati për publikim në vitin 2019

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Një tjetër shumëllojshmëri emoji-sh do të jetë në çdo celular iPhone me përditësimin e ri “iOS 13”.

Do të jenë 230 ikona të reja që janë krijuar vetëm për t’u publikuar në vitin 2019.

Rreth 171 emoji do të bazohen tek gjinia dhe ngjyra e trupit të njerëzve, ndërsa të tjerat do jenë simbole që i kanë kërkuar fansat prej kohësh.

Njoftimi është zyrtar dhe do të ketë një shumëllojshmëri ikonat edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBebe Rexha, pjesë e filmit të animuar “Ugly Dolls”
Artikulli tjetërADIS ABEBA – OKB: 97% e refugjatëve në botë gjenden në Afrikë dhe Azi