Ballina Flash

Raiola pengon transferimin e De Ligt tek “Barcelona”

TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – E përditshmja katalanase “El Mundo Deportivo” ka zbuluar arsyen pse po vështirësohet arritja e marrëveshjes mes “Barcelonës” dhe “Ajaxit” për mbrojtësin e talentuar Matthijs De Ligt.

Sipas kësaj gazete, Mino Raiola është pengesa kryesore për të arritur te De Ligt. Menaxheri i njohur italian mësohet se ka vënë si kusht paraprak komisionin 10 milionë euro për të lejuar kalimin e talentit holandez te “Blaugranat”.

Drejtuesit e “Barcelonës” e konsiderojnë të ekzagjeruar një kërkesë të tillë dhe jashtë logjikës.

Matthijs De Ligt, 19-vjeçar prej kohësh është shndërruar objektiv i kampionëve në fuqi të Spanjës. Ai vlerësohet rreth 70 milionë euro, ndërsa kontrata me “Ajaxin” i përfundon më 30 qershor të vitit 2021.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKomisioni i Medias, Rektorët: Protesta e studentëve nxori në pah problemet
Artikulli tjetërKlinika Stomatologjike pranë QSUT-së, pajisje moderne për shërbim dentar falas