Ballina Ekonomi

Miratohet kalendari i shpenzimeve publike

TIRANË, 6 shkurt /ATSH/- Këshilli i Ministrave miratoi sot kalendarin e menaxhmit të shpenzimeve publike për vitin 2019

Në mbështetje të ligjit “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave, miratoi kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2019.

Ngarkohet Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Departamenti i Zhvillimit dhe Mirëqeverisjes në Kryeministri si dhe të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2019.e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha, takime në Vorë: Bashkohuni me protestën e opozitës më 16 shkurt
Artikulli tjetërPompeo: Uashingtoni vijon të udhëheqë luftën antixhihadiste, pavarësisht tërheqjes nga Siria