TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – “Milani” ka arritur marrëveshje me Nice, për transferimin e anësorit Allan Saint-Maximin, për 20 milionë euro plus bonuset.
Sipas “Sport Mediaset”, “Nice” ka vlerësuar intersin e “Milanit” në negociata për ta blerë Saint-Maximinin në javën e fundit të merkatos së janarit, prandaj edhe e ka pranuar ofertën.
Saint-Maximin do të pranojë të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me kuqezinjtë, por sipas gazetës italiane kjo do të varet nga kualifikimi i “Milanit” në Champions.
Megjithatë, përfaqësuesi i Francës U-21 do të ketë vetëm edhe një vit në kontratën e tij me klubin pas kësaj vere, gjë që do ta vërë në pozitë të vështirë të negociatave “Nicen”.
/gj.m/j.p/













