Ballina Flash

“Juventus”, gati rinovimi me Ruganin

TIRANË, 6 shkurt ATSH/ – Gjithçka është gati te “Juventusi” për rinovimin e Ruganit.
Qëndërmbrojtësi do të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2023 me një rritje të konsiderueshme të pagës, nga 1.7 milionë deri në 3 milionë euro plus bonuse. Për të mbyllur marrëveshjen vetëm mungojnë detajet e fundit.

Ndërkohë për Ruganin ka pasur oferta nga shumë klube, megjithatë ai këtë sezon ka zhvilluar disa ndeshje të mira dhe bardhezinjtë i besojnë italianit për të ardhmen.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBenatia: Ja pse u largova nga “Juventusi”
Artikulli tjetërLista për “Europa League”, Spalletti lë jashtë 3 futbollistë