TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Devollit, Bledjon Nallbati priti në një takim përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe nga studio GAIA SA MELETON, me të cilët diskutoi mbi vazhdimësinë e procesit të hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkinë.
Hartimi i planit ka të bëjë me evidentimin e gjendjes aktuale të territorit, si edhe hartimin e një plani veprimi që përfshin të gjitha projektet për territorin e bashkisë. Palët u shprehën optimiste për ecurinë e punimeve dhe bashkëpunimin sidomos me banorët e Devollit, me qëllim finalizimin me sukses të këtij projekti.
/e.caushi/

























