TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Në rrugën e tunelit në Njësinë Administrative Gjergjan në Pukë, ka ndodhur një shembje masive gurësh.
Bashkia e Pukës u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes dhe të evitojnë kalimin në këtë zonë, pasi mund të vihen në rrezik nga rrëshqitje të tjera që mund të ndodhin.
“Pak çaste më par ka ndodhur një shembje masive nga pjesa shkëmbore sipër Tunelit, ndërkohë që rreziku mbetet ende evident, pasi rrezikon të këtë dhe shembje të tjera”, bën me dije bashkia Pukë.m.z/e.caushi/























