TIRANË, 30 janar/ATSH/ – Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë. Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.
Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 6/13 re shi |
| Kukës | 4/11 re shi |
| Lezhë | 7/12 re shi |
| Dibër | 2/9 re shi |
| Durrës | 7/14 re shi |
| Tiranë | 6/13 re shi |
| Elbasan | 4/13 re shi |
| Berat | 5/12 re shi |
| Vlorë | 6/11 re shi |
| Korçë | 0/6 re shi |
| Gjirokastër | 4/11 re shi |
| Sarandë | 6/14 re shi |
e.caushi/












