TIRANË, 29 janar/ATSH/- Vendi ynë do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Pas mesdite reshjet do të ndërpriten në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe Verilindje deri në mesditë dhe më pas pasdite në pjesën juglindore.
Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa parashikohen ngrica në zonat malore.
Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon. Pasdite era pritet të kthehet nga Veriperëndimi.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 7/11 shi diell |
| Kukës | -0/10 shi bore diell |
| Lezhë | 6/14 shi diell |
| Dibër | -2/6 shi bore diell |
| Durrës | 7/12 shi diell |
| Tiranë | 7/12 shi diell |
| Elbasan | 7/10 shi diell |
| Berat | 2/15 shi diell |
| Vlorë | 6/15 shi diell |
| Korcë | 2/8 shi bore diell |
| Gjirokastër | 8/9 shi diell |
| Sarandë | 10/13 shi diell |
/a.g/












