TIRANË, 29 janar /ATSH – I. Vata/ – Dy partitë më të mëdha opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranës një kallëzim penal ndaj Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku duke e akuzuar këtë të fundit për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për çështjen e prokurorit Bujar Sheshi.
Pretendimi i dy partive të mëdha opozitare, PD-LSI është se Arta Marku ishte në dijeni se Bujar Sheshi ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të shtetit.
PD dhe LSI në kërkesën depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kërkojnë regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj Arta Markut, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për sqarimin më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara.
Depozitimi i kërkesës u legjitimua nga dy kryetarët e grupeve parlamentare PD dhe LSI.
/e.caushi/























