Ballina Flash

FOTO/ MSHMS: Vaksinimi kundër gripit i domosdoshëm

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se vaksinimi ndaj gripit është shumë i nevojshëm, kryesisht për moshën e tretë.

Të moshuarit e Qendrës Ditore Polivalente Kamëz kanë kryer vaksinimin kundër gripit nga stafi i kësaj Qendre Shëndetësore.

“Mos nënvlerësoni gripin. Vaksina ndaj gripit mund të kryhet nga çdo individ, posaçërisht te punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, të moshuarit mbi 60 vjeç, personat me sëmundje kronike”, bën me dije kjo ministri.

m.z/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Prefektura Vlorë: Bujqësia dhe projektet e huaja prioritet për 2019-ën
Artikulli tjetërVENEZUELË – OJQ: 35 të vdekur dhe 850 arrestime vetëm në një javë protesta