Ballina Flash

Filmi “Black Panther” dominon SAG Awards 2019

TIRANË, 28 janar /ATSH/ – Në atë që është provuar të jetë sezoni më i paparashikueshëm i çmimeve, “Black Panther” arriti të mbizotërojë.

Filmi i preferuar me superhero dominoi në 25-vjetorin e Screen Actors Guild Awards.

“Black Panther” fitoi çmimet më të mëdha të eventit të shumëpritur mbrëmjen e së dielës në Los Angeles, duke e vendosur në një pozicion të fortë për të fituar Oscar-in në shkurt.

Filmi mundi ”A Star is Born”, ”Bohemian Rhapsody”, ”Crazy Rich Asians” dhe ”BlackKlansman” duke rrëmbyer çmimet: ”Cast in a motion picture” dhe ”Stunt ensemble in a motion picture”. /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në ujësjellës, përfitojnë 200 abonentë të fshatit Verri në Fier
Artikulli tjetërATHINË – Dombrovskis: Greqia po u rikthehet tregjeve dhe rritjes ekonomike