Ballina Flash

FOTO/ Vallet dhe traditat e vendit tonë nën interpretimin e të rinjëve

TIRANË, 26 janar /ATSH/ – Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat që arti dhe kultura trasmenton.

Në kuadër të këtij projekti trupa e Ansamblit Popullor startoi sot sezonin e ri 2019 në shkollën 9 – vjeçare “Naim Frashëri”.

Në kuadër të këtij aktiviteti u zhvillua një workshop me nxënësit e kësaj shkolle, duke i shpjeguar atyre vlerat e folklorit të pasur shqiptar e më pas duke interpretuar disa pjesë të njohura në një koncert të organizuar posaçërisht për ta. 

Atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e vallave të Ansamblit Popullor u bashkuan edhe nxënësit e shkollës, për të mësuar vallen e “Rugovës” dhe vallen “Katjushka”. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMUZIKË – Vdes Michel Legrand, kompozitori francez fitues i tre çmimeve Oscar
Artikulli tjetërZyrat e aplikimit për karta ID, të hapura edhe këtë të shtunë në të gjitha qytetet