Ballina Bota

FRANCË – Lirohet këngëtari amerikan Chris Brown

FRANCË, 23 janar /ATSH-AA/- Këngëtari amerikan Chris Brown është liruar pasi dy ditë më parë u arrestua në Francë me akuzën për përdhunim.

Prokuroria e Parisit bëri të ditur se Brown dhe dy persona të tjerë, të arrestuar të hënën në kryeqytetin francez pas denoncimit nga ana e një gruaje, janë lënë të lirë.

Përmes rrjetit social Instagram, Brown ka hedhur poshtë akuzat, duke shtuar se zhvillimi i fundit ka qenë ofendues për vajzën dhe familjen e tij dhe në kundërshtim me karakterin dhe vlerat e tij morale.

Ndërsa, një grua parashtroi padi për përdhunim ndaj Brown dhe dy personave tjerë në administratën lokale 17 në veriperëndim të Parisit, ndërsa njëri nga dy personat në fjalë u tha se ishte edhe truproja i Brown.

Në vitin 2009, Chris Brown kishte pranuar akuzat për sulm ndaj këngëtares nga Barbadosi, Rihanna, e cila atëherë ishte e dashura e tij.

Në vitin 2015 kishte përfunduar masa e vendosur ndaj tij, lirim me kusht për t’u mbajtur nën mbikëqyrje për shkak të rastit në fjalë.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – Von der Leyen akuzon Italinë për keqmenaxhimin e misionit ”Sophia”
Artikulli tjetër“Udhëzues” për angazhimin publik në vendimmarrjen lokale