Ballina Aktualitet

PD cakton 16 shkurtin për protestë në Tiranë

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbrëmjen e sotme që data 16 Shkurt do të jetë dita e nisjes së protestës opozitare. Protesta do të nisë në orën 11:00, ndërsa do të paraprihet nga protesta të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kryesia e re e PD-së u mblodh pasditen e djeshme për të parën herë, për t’ia lënë radhën mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve ditën e sotme ku u diskutua për formën, datën dhe të gjitha detajet e protestës së opozitës.

Mbas kësaj mbledhje anëtarët e Kryesisë së PD-së u mblodhën sërish sot pasdite duke caktuar 16 shkurtin si ditën e thirrjes së protestës në kryeqytet. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTAR2, konsultime për mbledhjen e të ardhurave nga bashkitë
Artikulli tjetërUshqimet që ju ndihmojnë të ndërtoni muskujt më shpejtë