Ballina Aktualitet

Pakti për Universitetin ka gjithë hapësirën fiskale të aksit Thumanë-Kashar

TIRANË, 22 janar /ATSH/ Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot ndaj komenteve të adresuara në lidhje me anulimin e procedurës së Partneritetit Publik-Privat për rrugën Thumanë-Kashar.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëgulësh në gabim është djallëzore, i thonë një llafi! Keqardhje për reagimet ndaj reagimit tim, po duan, s’duan ata e ato Pakti për Universitetin ka nga dje të gjithë hapësirën fiskale të aksit Thumanë – Kashar”, tha Spiropali.

Më herët, ministrja Spiropali në një dalje publike tha se anulimi i kësaj procedure nuk ka asnjë pasojë juridike.

Komentet e saj erdhën pas deklaratës së opozitës mbi ndalimin e procedurës së Partneritetit Publik-Privat për rrugën Thumanë-Kashar dhe kalimin e kësaj hapësire fiskale në dispozicion të Ministrisë së Arsimit në kuadër të Paktit për Universitetin. Spiropali i cilësoi akuzat e PD-së si të pavërteta dhe nivel i ulët i luftës politike. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Izraeli njofton testimin me sukses të sistemit antiraketor me rreze të gjatë
Artikulli tjetërFOTO/ “Krijo oksigjenin tënd”, nisma për një Shqipëri të pastër turistike