Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 janar 2019

TIRANE, 20 janar/ATSH/- Vendi do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me vranësira të dendura në pjesën e parë të ditës në të gjithë vendin. Më pas do të kemi edhe intervale kthjellimi.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Në zonën bregdetare Veriperëndimore dhe Jugperëndimore reshjet lokalisht me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në orët e para të ditës.

Në Alpe e në zonat e thella Verilindore-Juglindore, parashikohen reshje bore në intensitet të dobët.

Era do të fryjë Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek .

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 3/5  shi diell
Kukës 3/4  shi bore diell
Lezhë 6/7  re shi
Dibër 2/3  shi bore diell
Durrës 7/12 re shi
Tiranë 9/13 shi diell
Elbasan 6/10 shi diell
Berat 7/14 shi diell
Vlorë 9/14 re shi
Korcë 2/5  shi bore diell
Gjirokastër 5/7 shi diell
Sarandë 8/11  re shi

 

       

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetje investimeve në peshkim
Artikulli tjetërBritanikja “Express” rendit Ksamilin në pikat turistike kryesore për 2019-ën