Ballina Ekonomi

Viti 2018 – INSTAT: Importet e mallrave u ulën me 1,3%

TIRANË, 17 janar /ATSH/- Rritja e prodhimit vendas, solli ulje të mallrave nga importi me rreth 1,3% gjatë vitit 2018, krahasur me një vit më parë, bëri të ditur sot INSTAT. 
Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 60 miliardë lekë gjatë vitit 2018.
Ulje vjetore e importeve prej 1,3%, është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” 0,4%, “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, 1,3%.
Ndërsa në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar me rritje grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” 2,4%. e.xh/ /a.g/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shqipëria turistike, interes i lartë nga vizitorët skandinavë
Artikulli tjetërFOTO/ Folklori shqiptar – Të rinjtë dhe fëmijët gjithnjë e më pranë traditës