Ballina Bota

LONDËR – Komitet deputetësh konservatorë për një referendum të ri

LONDËR, 17 janar /ATSH-ANSA/ – Një grup deputetësh konservatorë proBE, disidentë nga linja e kryeministres Theresa May, njoftoi për krijimin e një komiteti për të bërë një fushatë të re për një referendum të dytë Brexit, ku koordinimi do të udhëhiqet nga ish-nënsekretari Philip Lee.

Kjo fushatë ka sloganin ”Vota e duhur”.

Për momentin numri i përgjithshëm i anëtarëve është i kufizuar, por Lee theksoi i bindur se numri i deputetëve konservatorë në favor të një përsëritjes së referendumit është “në rritje të shpejtë”.

Për momentin ky komitet nuk ka mbështetjen e opozitës zyrtare të udhëheqësit laburist, Jeremy Corbyn./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastër, moratorium i gjuetisë rikthen lejlekun e rrallë në rezervuarin e Bulos
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Gjermania kërkon përjashtimin e Huawei nga 5G