Ballina Lajme nga Vendi

Fellaini objektivi kryesor i “Milanit”

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Marouane Fellaini nuk bën pjesë në planet e skuadrës së “Manchester United” dhe mund të largohet që këtë muaj.

Britanikja “Mirror” bën të ditur se mesfushori 31-vjeçari ka 18 muaj kontratë, me “Djajtë e Kuq” dhe për ta lënë të lirë të largohet kërkon 17 milionë euro.

“Milani” e sheh Fellainin si përforcimin kryesor në mesfushë, pasi Bonaventura e ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi të rëndë.

Ndërkohë për belgun përvec “Milanit”, interes ka shfaqur “Porto” dhe “Guangzhou Evergrande” që drejtohet nga italiani Fabio Cannavaro.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Bashkia e Tiranës nis punën për dyfishimin e kapacitetit filtrues të ujit në Bovillë
Artikulli tjetërNdërron jetë ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, ngushëllon Haradinaj