Ballina Flash

Alicia Keys prezantuesja e “Grammy Awards” 2019

TIRANË, 16 janar /ATSH/ – Alicia Keys do prezantojnë çmimet “Grammy Awards” këtë vit.

“Unë e di se çfarë ndjen kur je në skenë dhe do ta sjell atë energji”, tha fituesja 5 herë e Grammy, në një deklaratë të martën.

“Jam shumë e emocionuar që do jem prezantuese e ceremonisë në mbrëmjen më të madhe të muzikës, që feston kreativitetin, fuqinë dhe magjinë. Jam veçanërisht e gëzuar për të gjitha gratë e nominuara këtë vit”, tha Alicia Keys.

Kjo do të jetë hera e parë që këngëtarja do prezantojë një shfaqje.

Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë, respektivisht me 8 dhe 7 nominime.

Gjithashtu janë të nominuara edhe dy këngëtaret me origjinë shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Çmimet “Grammy Awards” do jepen në CBS më 10 shkurt. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakErmonela Jaho me “La Traviata” vjen live në kinematë botërore
Artikulli tjetërPër shkëlqim të menjëhershëm në fytyrë, përdorni produkte shtëpiake