PRISHTINE, 11 janar /ATSH/ -Komuna e Prishtinës njofton se pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.
“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të ndërhyjnë në pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët janë të kalueshme. Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve, megjithëse është obligim i pronarëve të ndërtesave, objekteve afariste apo institucioneve përreth”, thuhet në njoftim./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/






















