PRISHTINE, 9 janar /ATSH/ -Ushtarët e KFOR-it nga sot nisin stërvitjet ushtarake në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.
Mandati i KFOR-it në vend mbetet i pandryshuar në Kosovë dhe do të vendosë trupat në të gjithë territorin e Kosovës.
“Mandati i KFOR-it mbetet i pandryshuar. Do t’i kontribuojë garantimit të një ambienti të qetë e të sigurtë dhe lirisë se lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të OKB-së. KFOR do të ketë një ushtrim dhe do të vendosë trupa në tërë territorin e Kosovës. Do të ketë lëvizje të trupave në gjithë Kosovën. Ushtarët e KFOR-it trajnohen që të jenë të gatshëm që të dislokohen shpejtë, nëse rrezikohet ambienti i qetë dhe i sigurtë, dhe liria e lëvizjes”, bën të ditur KosovaPress.
Stërvitjet nisin sot deri më 11 janar./KosovaPress//e.malaj/j.p/