Haradinaj: Mbështetja e Britanisë mbetet e pazëvendësueshme

PRISHTINË, 8 janar /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj bëri të ditur se është takuar me ambasadorin britanik Ruairi O’Connell në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyer me të.

“U zotuam të punojmë në funksion të avancimit të marrëdhënieve bilaterale në të mirë të dy vendeve. Deri më sot, takimet e rregullta kanë dhënë rezultate të frytshme në fushat e interesit të përbashkët dhe kështu do të vazhdojnë edhe më tej. Mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet e pazëvendësueshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, tha Haradinaj. /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.