TIRANË, 7 janar /ATSH/- Treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit (TBN) u rrit me 5,1% gjatë tremujorit të katërt 2018, bëri të ditur sot Banka e Shqipërisë.
Sipas të dhënave nga vrojtimi i Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit në 3-mujorin e katërt 2018, përmirësimi i TBN–së pasqyroi rritjen e dy balancave përbërëse të tij, aktivitetit ndërtues me 6,1% dhe kontratave porositë se me 4,1%.
Për sa u takon balancave të tjera të vrojtimit, gjendja financiare u përmirësua gjatë tremujorit të katërt.
Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit si krahasuar me tremujorin e më parshëm 2,2%, ashtu edhe krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë 2,8%. /e.xh/j.p/






















