TIRANË, 7 janar /ATSH/ – Banka e Shqipërisë bën të ditur se portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia në valutë.
Kredia në valutë, (kryesisht euro dhe dollarë), zuri peshën kryesore në kredinë për biznese, me rreth 61,7% në fund të tremujorit të tretë të vitit 2018.
Ndërsa pesha e kredisë për biznese në lekë ndaj kredisë në total për biznese rezulton
në rreth 38,3% në fund të tremujorit të tretë.
Sipas BSH-së, orientimi i kërkesës së bizneseve për kredi në monedhë të huaj lidhet me natyrën dhe llojin e aktivitetit të biznesit. e.xh/j.p/












