Ballina Ekonomi

Inflacioni mesatar vjetor rezultoi 2.2%

TIRANË, 5 janar /ATSH/- Inflacioni mesatar vjetor rezultoi 2.2% në tremujorin e tretë të vitit 2018, duke qëndruar në të njëjtin nivel me vlerën e shënuar në tremujorin e dytë.
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e Politikës Monetare, ku ndër të tjera vëren se, norma e inflacionit ndoqi trend rënës gjatë muajve tetor dhe nëntor, përkatësisht në 1,9% dhe 1,8%.
Kontribuuesit kryesorë në formimin dhe në luhatjet e inflacionit, konstaton BSH-së gjatë periudhës korrik – nëntor të këtij viti, kanë vijuar të jenë mallrat ushqimore, veçanërisht ushqimet e papërpunuara.
Për të njëjtën periudhë, kategoritë e shportës me çmime më pak të luhatshme kanë shënuar inflacion me dinamikë rritëse më graduale se sa në muajt paraardhës të vitit.
Rritja e çmimeve për mallrat e importit ka qenë më e lartë gjatë periudhës në analizë, por përcjellja e saj është dobësuar nga mbiçmimi i kursit të këmbimit valutor, thekson Banka e Shqipërisë. e.xh/j.p/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Arena Kombëtare”, xhevahiri arkitektonik që po merr formë
Artikulli tjetërTërmeti në jug, Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve