Ballina Flash

Sadiku drejt largimit nga “Levante”

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Armando Sadiku mund të largohet nga klubi spanjoll i “Levantes”.

Edhe pse sulmuesi kombëtares shqiptare ka rreth 6 muaj që qëndron larg fushës për shkak të një dëmtimi, disa klube europiane kanë shfaqur interes për të.

Fillimisht kanë qenë zviceranët e “Luganos”, që kanë shprehur interes për ta rikthyer shqiptarin në klub në formë huazimi.

Armando Sadiku ka qenë edhe më parë pjesë e klubit zviceran. Por në skenë kanë dalë edhe 2 klube të tjera.

Bëhet fjalë për kryesuesit e Ligës së Dytë spanjollë, “Granada”, dhe një ekip holandez. Emri i skuadrës holandeze nuk është bërë i ditur për momentin, gjithsesi mbetet një alternativë e mirë për sulmuesin.

Largimi i Sadikut në muajin janar duket i pashmangshëm, teksa 27-vjeçari është duke shqyrtuar ofertat. /o.l/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/”Babagjyshi sekret”, Policia e Shtetit surprizon vogëlushin
Artikulli tjetërMerkatoja e janarit, “Partizani” kërkon të afrojë sulmuesin e ri polak